AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 12:34

“Koka” e trafikut të kokainës, Italia kërkon 280 vite burg për Dritan Rexhepin dhe grupin e tij

“Koka” e trafikut të kokainës, Italia kërkon 280 vite

Prokuroria italiane ka kërkuar 280 vite burg për anëtarët e grupit të Dritan Rexhepit. Ndërkohë për të cilësuarin si “koka” e trafikut të kokainës nga Ekuadori në Europë, Dritan Rexhepi, janë kërkuar 20 vite burg nga organi i akuzës në Itali.  

Dritan Rexhepin, u bë i njohur për drejtimin e trafikut të kokainës në të gjithë Europën por edhe për porositjen e rrëmbimit të Jan Prengës, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë.

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Rexhepi është në kërkim nga të paktën tre shtete (Shqipëri, Spanjë dhe Itali).  

40-vjeçari nga Vlora është arratisur jo pak herë nga burgu, në vitin 2007, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.