AKTUALITET, 20 Prill 2023, 11:15

Hetimi për lobimin në SHBA, SPAK merr në pyetje Endrit Brahimllarin

Hetimi për lobimin në SHBA, SPAK merr në pyetje Endrit

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje disa ditë më parë ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Indrit Brahimllari, në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

Brahimllari ka dhënë sqarime në SPAK, pas kallëzimit në prokurori Halit Valerit që pretendon se ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me Presidentit e asaj kohe Donald Trump.

Hetimi për lobimin në SHBA, SPAK merr në pyetje Endrit

Më herët Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nëpërmjet Letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA.