TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vëllezër dyshohet se kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasin me iniciale Gj. F., 47 vjeç mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Sipas policisë është vënë në pranga 35 vjeçari me iniciale A. B., dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 28 vjeç F. B.,
Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku 35 vjeçari bashkë me vëllain e tij dyshohet se kanë marrë peng nga vendparkimi i një lokali shtetasin me iniciale Gj. F., me qëllim për tu dhënë një shumë parash, me pretendimin se 47-vjeçari ua kishte borxh.
Shtetasi i arrestuar A.B., pretendon se Gj. F., i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Gj.F., është biznesmen në fushën e ndërtimit, por nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
I hoqën lirinë një shtetasi, e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B.