AKTUALITET, 20 Prill 2023, 10:05

“Kërkoj mbështetje për kandidatin e Devollit”, Meta: Shtëpia Muze e Dritëro Agollit, një nga punët e para që do të bëjë

“Kërkoj mbështetje për kandidatin e Devollit”, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Devollit, do të bëjë shumë për këtë qytet.

Sipas Metës, një nga gjërat e para që Elvis Hajdërlli do të bëjë, është Shtëpia Muze e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit.

“Si kryebashkiak i ardhshëm, Elvis Hajdërlli do të bëjë shumë punë për Devollin, por një nga gjërat e para që ai do të bëjë, do të jetë Shtëpia Muze e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit. Dhe unë me shumë kënaqësi do të jem në inaugurimin e saj!”, shprehet Meta.