AKTUALITET, 2 Dhjetor 2025, 14:40

Kod i ri Zgjedhor dhe votim në Kuvend brenda korrikut 2026, PS-PD miratojnë me konsensus programin e punës së Komisionit të Reformës

Kod i ri Zgjedhor dhe votim në Kuvend brenda korrikut 2026, PS-PD

Miratohet me konsensus programi i punës së komisionit të Reformës për kodin e ri Zgjedhor dhe votim në Kuvend brenda korrikut të vitit 2026.

Plani përfshin rishikimin e financimit të partive politike, rregullat e fushatës, strukturën e administrimit të zgjedhjeve, përdorimin e teknologjisë dhe sistemin zgjedhor, ndërsa një pjesë e temave do të trajtohen në bashkëpunim me ODIHR dhe Komisionin e Venecias.

Komisioni ka përcaktuar një afat të detajuar mujor për çdo grup çështjesh, ndërsa dokumentet e miratuara do të publikohen periodikisht për konsultim publik dhe komente nga organizatat vendase e ndërkombëtare.