AKTUALITET, 2 Dhjetor 2025, 13:25

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, ky është i arrestuari, ish ortak i Mondi Mëhallës, si i dyshuar

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, ky është i arrestuari, ish

Media ka siguruar foton e një prej të arrestuarve që ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Xhino Ago, 32 vjeç është ish-ortaku i biznesmenit, i cili u vra dy ditë më parë (30 nëntor).

Sipas burimeve Xhino Ago dhe Mondi Mëhalla kanë pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje.

Përveç Xhino Agos, në pranga u vu edhe roja i karburantit,  Kujtim Pisha, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. Arani dhe A. Kola.

Xhino Ago 32 vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës kur biznesmeni Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyrë në makinën tip “Range Rover”. Ai u qëllua tre herë me plumba pistolete, dy prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njëri nga autorët ka dalë nga makina tip "Audi", është afruar dhe e ka qëlluar. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë.Brenda mjetit, që u gjet e djegur paraditen e djeshme, u gjet edhe një pistoletë Beretta e përdorur në krim. 

43-vjeçari nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan.