AKTUALITET, 9 Dhjetor 2024, 12:08

“Burri ose gruaja dhe fëmijët deri në 25-vjeç"/ Eksperti: Ja kush përfiton nga pensionet familjare! Kushtet që duhet të plotësohen

“Burri ose gruaja dhe fëmijët deri në 25-vjeç"/

Kujtim Hoxha ekspert pensionesh, i ftuar në “Koha për tu zgjuar” në News24 ka sqaruar pensionet familjare dhe kushte që duhet të plotësohen në mënyrë që anëtarë e familjes ta përfitojnë.

Eksperti ka theksuar se të drejtën për të përfituar nga ky pension e ka bashkëshortja apo bashkëshorti i personit që ka ndërruar jetë dhe fëmijët deri në moshën 25 vjeç nëse janë në vijim të shkollës.

“Pensione familjare trajtohen me ligjin e ri të ndryshuar. Përfitohen kur në një çift humb jetën një nga partnerët përfitojnë gruaja e ve ose burri i ve, por të plotësojnë kushtet kur gruaja është 55-vjeç merr gjysmën e pensionit të burrit deri në moment që del vetë në pension.

Më pas bëhet krahasimi i pensionit të saj dhe bashkëshortit të ndjerë dhe zgjedh të mbajë atë që është më me leverdi.

Pension fitojnë edhe fëmijët e të ndjerit ose të ndjerës, 25 përqind deri në 25-vjeç kur janë në marrëdhënie shkolle, ndryshe e përfitojnë deri në 18-vjeç”, ka sqaruar ai.

Eksperti Hoxha ka sqaruar edhe formulën me anë të të cilës përfitohet pensioni i invaliditetit, për të cilën tha se trajtohet nga disa ligje të ndryshme për shkak të specifikave të secilit.