AKTUALITET, 25 Shtator 2025, 15:19

EMRAT/ Poste që iu besohen grave, emërohen 2 zëvendësministre te Shëndetësia dhe Infrastruktura

EMRAT/ Poste që iu besohen grave, emërohen 2

Qeveria shqiptare ka bërë emërime të rëndësishme këtë të enjte në ekzekutiv.

Dy zonja janë emëruar zëvendës ministre. Kështu, Eugena Tomini është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë.

Ndërsa, Edona Bilali është emëruar zëvendës ministre tek Infrastruktura.

‘Lëvizja’ më surprizë ka qenë ajo e Silva Cakës, e cila nga këshilltare e Partisë së Lirisë, është emëruar zëvendës ministre e Brendshme.

Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje.

Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.