TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia spanjolle ka goditur një tjetër grup kriminal në fushën e narkotikëve, ku këtë herë në pranga kanë rënë dy shqiptarë. Sipas mediave të huaja gjatë kontrolleve autoritetet zbuluan një banesë dykatëshe që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Sipas policisë krimi i organizuar është fokusuar rreth biznesit të marijuanës duke e kthyer zonën në një vend të rrezikshëm dhe të dominuar nga bandat.
“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase.
Spanja duket se është kthyer në një vend që preferohet shumë nga shqiptarët për të zhvilluar aktitetin e paligjshëm.