AKTUALITET, 28 Qershor 2023, 14:16

Ishte duke notuar në det, humb jetën 82-vjeçari në Velipojë, dyshimet e para

Ishte duke notuar në det, humb jetën 82-vjeçari në

Një i moshuar, shtetasi R.Ç 82-vjeç, ka humbur jetën në Velipojë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia, sipas të cilës, ai është dërguar në qendrën shëndetësore të Velipojës pa shenja jete.

Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.