AKTUALITET, 28 Qershor 2023, 14:54

Fermerët në Fier pickohen nga ‘vejusha e zezë’ dhe gjarpërinjtë helmues, mjeku: Punojnë pa doreza e çizme

Fermerët në Fier pickohen nga ‘vejusha e zezë’ dhe

Stina e verës ka sjelle përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve. Helmimi prej tyre  çon deri në rrezik për jetën. Ditët e fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste, 4 fermerë janë pickuar nga merimanga e zeze dhe 6 nga gjarpërinjtë dhe nepërkat.

Sipas mjekut toksikolog, Lulëzim Banushaj fermerët që punojnë në bujqësi janë pickuar në zonat e Cakranit, Mallakastrës e Roskovecit. Fatmirësisht të gjithë personat e  pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja. Mjeku toksikolog thotë se në këtë periudhe helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i përqendruar dhe fermerët janë më të rrezikuarit, pasi punojnë pa doreza dhe çizme në bujqësi.

Mungesa e dezinsektimit dhe temperaturat e larta kanë sjellë shtim të insekteve dhe zvarranikëve nëpër fusha. Mjekët specialistë u kanë kujtuar fermerëve të shtojnë kujdesin kur punojnë dhe të jenë vigjilent për të shmangur pickime.