AKTUALITET, 28 Qershor 2023, 14:31

Jeta e natës edhe në juglindje, policia: Mos abuzoni me muzikën, s’do të tolerohet askush!

Jeta e natës edhe në juglindje, policia: Mos abuzoni me muzikën,

Juglindja ka çelur sezonin veror, të cilin shpreson ta kenë më të mirë se ai i kaluari. Ashtu si ne sezonet e tjera, Policia e Shtetit duket se ka detyrën më të vështirë por edhe përballjen direkte me qytetarët.

E ndërsa ngjarjet me pasoja të rënda nuk kanë sjellë shqetësime në juglindje, drejtuesi i parë i policisë së qarkut të Korçës ka paralajmëruar se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë shkelje të normave dhe ligjeve të miratuara për mbarëvajtjen e sezonit.

Fokusi është vënë tek muzika në orët e mbrëmjes, për të cilën drejtuesi i parë Gjovalin Loka ka qenë i prerë Juglindja e vendit pret turistë thuajse çdo stinë të vitit, por në verë numri i turistëve 10-fishohet përfshirë vizitorët vendas dhe ata të huaj.