AKTUALITET, 19 Dhjetor 2022, 19:05

Berisha: Qeveria e rekordeve të zeza duhet larguar

Berisha: Qeveria e rekordeve të zeza duhet larguar

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje mjekëve dhe infermierëve të nisin një debat të hapur në mënyrë që të dëgjohet më shumë zëri i ekspertëve.

Ai deklaroi se duhet bërë gjithçka për t’i paraqitur qytetarëve realitetin si është dhe alternativën e PD për të ndryshuar këtë qeveri e cila sipas tij ka regjistruar rekordet më të zeza.

“Të dëgjohet zëri i specialistëve, të dëgjohet më shumë zëri i ekspertëve sepse kjo do të ketë një impakt shumë më të rëndësishëm në publikun shqiptar. Është ndryshe deklarata e një politikani të mirëfilltë por deklarata e një eksperti ka peshën e vet specifike shumë të madhe.

Pra duhet të angazhohemi në këtë veprimtari. Me të gjithë mjekët dhe infermierët. Të ulemi në një debat të hapur me ta. Sot ka standard që nuk kanë ekzistuar në diktaturë. Nuk mundej që rektori të mbante 10 poste në një kohë. Këta i kanë shndërruar të gjitha në klub shokësh. Është e paimagjinueshme. Unë mora një shembull por i gjithë sistemi është në këtë mënyrë. Jo vetëm shëndetësia por të gjitha sistemet e tjera. Dua ta mbyll duke u bërë thirrje të shumëfishojmë aktivitetin tonë. Të bëjmë gjithçka për t’i paraqitur qytetarëve shqiptarë realitetin si është dhe alternativën tonë me kusht që të ndryshohet kjo qeveri.

Duhet ndryshuar kjo qeverisje që për hir të së vërtetës ka ndër rekorde më të zeza dhe kalon nga një rekord i zi në një rekord tjetër të zi. Ju ftoj, unë e kuptoj që ju jeni njerëz të punës, të shkencës, të studimeve por kurrë të mos harrojmë se si intelektual, mbrojtja e interesit publik duhet të jetë thelbi ynë”, deklaroi ai.