TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një takim me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike.
Në fjalën e tij Berisha vlerësoi punën e mjekëve, por sulmoi qeverinë për mosofrimin e kushteve dhe hartimin e një programi që të bëjë që profesionistët e shëndetësisë të qëndrojnë në vend dhe të mos zgjedhin emigrimin drejt Gjermanisë.
Ish-kryeministri theksoi se Tirana renditet në 10 vendet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë. Gjithashtu ai fajësoi qeverinë për numrin e lartë të vdekje gjatë periudhës së pandemisë, të cilat sipas tij erdhën si pasojë e mosorganizimit të mirë nga qeveria dhe ministria e linjës.
“Kjo është arsyeja pse ne na ikin mjekët dhe infermierët. Kolegia juaj ishte një misionare e vërtetë. Ajo tregonte sagën e jetës së vetë, përballonte tre komuna të mëdha. Sa paguhej ajo? Asgjë s’paguhej. U ndala në këtë momente se asnjë sistem tjetër nuk e ka ndjerë sa mjekësia këtë qëndrim të papërgjegjshëm këtë plaçkitje të fondeve dhe pasurive publike. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse ndryshimi. Është imperative që ju dhe kolegët tuaj që nuk janë këtu, me ata që punoni të hartojmë një program për t’iu dhënë përgjigjen më të mirë.
Ky program duhet të filloj me trajtimin e mjekut dhe infermierit. Një trajtim tërësisht tjetër në rast se duam të shënojmë një kthesë dhe që ky sistem të qëndrojë në këmbë. A e imagjinoni ju që Tirana të jetë në 10 qytetet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë. Ju çdo ditë jeni në mision, janë cënuar rëndë norma dhe standard. Sektori privat në vend se të ishte një sistem komplementar siç është, për fat të keq nuk përmbush këtë mision, ndaj dhe ne duam një program i cili të shënjojë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin ndaj mjekut dhe infermierit. Detyrimisht duhet ta fillojmë me këtë. Duhet të hartojmë një program që të rivendosë në sistemin tonë, standardet më të mira gjithnjë në interesin e të sëmurit.
Ne duam një sistem i cili duhet të konkurrojë me aftësinë, me ekipin dhe infrastrukturën. Ku jemi ne këtu? E gjithë bota kaloi një periudhë shumë të vështirë kaloi një epidemi, në këtë betejë ushtarë nuk ishin ushtarakët, por ishin mjekët dhe infermierët. Askush nuk doli më i humbur se ne shqiptarët. Dolëm në 3-4 vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë dhe jo se nuk kemi mjekë apo infermierë të aftë. Mungoi organizmi, qeveria kishte synim si të mashtronte qytetaret dhe jo si t’i shërbente. Mbetet të marrim shembullin e Maqedonisë e Kosovës, të cilët kishin 2.2 herë më shumë shtretër se ne. Gjithçka ishte për faj të organizmit”, tha Berisha.