TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati u shpreh me tone të ashpra në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN Tv, për dosjen e SPAK-ut ndaj ish-presidentit Ilir Meta, që është lënë dje në burg nga GJKKO. Bushati tha se dosja është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, "Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj".
“Ata që kanë bërë krime, le të vuajnë edhe pak burg të padrejtë. Problemi është edhe ky burgu i padrejtë ka të njëjtën masë dhe peshë për të gjithë?
Këta plehrat janë bërë kasap i Ramës për të zhdukur opozitën. Po të lexosh 150 faqjet e dosjes, gjen me dhjetëra argumenta, që edhe kjo dosje është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj, i japin mundësinë të vjedhin. Kam nxjerrë disa pika ulëritëse”- tha Bushati.