TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’ në MCN TV. Ai i kujtoi Nokës se 7-8 anëtarë të koalicionit të Berishës bashkuan votat me Ramën pas djegies së mandateve, por Noka u përgjigj se me këta aleatë PD do të ecë drejt pushtetit.
Pjesë nga biseda
Flamur Noka: Kemi ndërtuar një koalicion që nuk nënvlerëson asnjë votë shqiptari për të ecur drejt fitores. Nuk neglizhoj dhe nuk përbuz asnjë. Në rast se në 2013 Edi Rama tha se mblodhi të gjithë qelbësirat, ne kemi aktorë, faktorë, kontributorë, anëtarë të shoqërisë civile, kushdo që do të rrëzojë këtë regjim, e ka derën të hapur.
Andi Tela: Në atë kohë ishte mënyrë tjetër e matjes së votave, ishin koalicionet dhe matej secili prej faktorëve të koalicionit. Në vitin 2019 ju latë mandatet dhe largimi do të pamundësonte jetën parlamentare, do të shkrihej parlamenti dhe do të shkonim në zgjedhje. Këtë skemë e prishën deputetët e tjerë në listë, mes tyre nja shtatë e tetë që janë në fotografinë e koalicionit. Koalicioni nuk është mbledhje e thjeshtë numrash, ka edhe frymë dhe moral. Tani si do ta justifikosh ti në grupin e PD-së që kanë hyrë në primare, kanë garuar, këta që prishën skemën, që mundësuan që Edi Rama të prishte koalicionet dhe të rrinte edhe 4 vite të tjera në pushtet. Ne tani duke mbledhur këta do të tentojmë të rrëzojmë Edi Ramën?!
Flamur Noka: Këta janë aleatët tanë, me këta do të ecim drejt pushtetit, çdonjëri prej tyre është 100 fish më i moralshëm dhe më dinjitoz dhe më i mirë se horrat dhe banditët e Rilindjes dhe të krahasoni ju këta me ata që ju kanë vjedhur.
Ergys Mërtiri: Edi Rama nuk ka pikë legjitimiteti.
Flamur Noka: Çfarë problemi ke me Agron Dukën? Me zotin Meta, me zotin Idrizi?