TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, duke komentuar përgjimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe mënyrën si u pasqyrua në media, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ky është vazhdimi i betejës së madhe të politikës kundër SPAK me synimin që të bëhet gati terreni që Edi Rama të marrë drejtësinë nën kontroll.
“Ne duhet ta fusim këtë debat në kontekstin shqiptar, ku ka përplasje mes politikës dhe gjyqësorit. Një ditë të bukur del lajmi që SPAK ka shkelur ligjin dhe ka përgjuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, një gjë që është totalisht i pavërtetë. SPAK ka vepruar brenda kornizës së ligjit. Në një vend normal opinioni publik do të thoshte se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shkelur ligjin, sepse ata janë të përgjueshëm, si të gjithë.
Çfarë është gjithë kjo? Është vazhdimi i betejës së madhe të politikës kundër SPAK dhe ai po bën detyrën dhe ata janë të vetëdijshëm se si po sulmohen nga kryeministri, nga burgu, dhe nuk na çudit që mund të shkojnë deri aty sa të korruptojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për ta goditur SPAK-un.
Kushtetuta thotë se SPAK është një institucion i përhershëm dhe duan të bëjnë gati terrenin që Edi Rama të marrë drejtësinë”-tha Shehaj.