TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liqeni i Shkodrës pritet që të kthehet sërish në gjenden e tij natyrale. Për këtë ka nisur një aksion për pastrimin e tij.
Kështu Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë aksionin për heqjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë dhe dajlanë) në Liqenin e Shkodrës.
IKMT thotë se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe Policinë e Shtetit.
Aksioni është planifikuar që të vazhdoje deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale.