AKTUALITET, 1 Shkurt 2026, 10:09

Kërkon zëvendësimin e masës pas një viti në burg, nis në Gjykatën e Posaçme gjyqi për Erion Veliajn

Kërkon zëvendësimin e masës pas një viti në burg,

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme në Tiranë gjyqi i kërkuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai depozitoi gjatë javës që lamë pas kërkesë për zëvendësim mase sigurimi.

Për këtë çështje mbrohet nga avokati Sokrat Gjermeni, i diplomuar në SHBA.

Avokati është paraqitur dhe është i pranishëm dhe me të edhe kryebashkiaku Veliaj.

Kërkesa e Veliajt për heqje mase është e disata dhe njëra prej tyre ka kaluar në seancë në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa bazohet, mes të tjerash, në këto argumente: së pari nuk helmohen provat, hetimi ka mbaruar, nuk ekziston rreziku i ikjes, sepse e garanton garancia pasurore si dhe mundësohet njohja me aktin në dosje.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa Veliaj është arrestuar që më 10 shkurt 2025. Për gjykim janë dërguar gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe shoqëri të përfshira në dosjen e njohur si “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg. Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, në të njëjtin kontekst si bashkëshorti i saj.