AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 10:38

Kërkon masë më të butë sigurie, caktohet data në Apel për shqyrtimin e kërkesës së Safet Gjicit

Kërkon masë më të butë sigurie, caktohet data në

Seanca për ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në Apelin e GJKKO do të zhvillohet në datën 14 Korrik.

Avokatët e Gjicit iu kërkuan Apelit të Posaçën për të ankimuar masën e sigurisë të vendosur nga gjykata “arrest me burg” duke kërkuar masë më të butë sigurie.

Gjici u arrestua pak javë më parë pas publikimit të aferës seksuale në zyrën e tij të kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Pas aktit seksual, Gjici flet me vajzën me të cilën kryen marrëdhënie për një tender për qentë e rrugës, nga fondet e bashkisë.

Kjo e çoi Gjicin drejt dorëheqjes dhe më pas në qeli duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Kukësit.