AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 08:42

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si do të ndryshojnë

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat minimale do të luhaten 12-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me 29 -33°C në veri, 32-35°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 - 3 ballë në det të hapur.