AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 22:35

“Ore Lucë, çfarë ka ky Rama për tu dashur?!”/ Rakipi pyet Gjergj Lucën për marrëdhënien me Ramën: Babai më lindi, Edi Rama më rilindi!

“Ore Lucë, çfarë ka ky Rama për tu dashur?!”/

Gjergj Luca ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe raportin e tij me kryeministrin Rama, të cilin e konsideron liderin më të mirë që ka patur Shqipëria.

Biznesmeni tha se ndryshe nga Berisha, që i rrënoi biznesin, Rama e ka ndihmuar sektorin ku ai ushtron aktivitetin, madje duke thënë se “babai e lindi dhe Edi Rama e rilindi!”.

Pjesë nga biseda në studio:

“Ore Lucë, çfarë ka ky Rama për tu dashur?!”/

Ylli Rakipi: Duket qartë që Edi Ramën e do shumë dhe je mik i tij. Çfarë ka ky njeri për tu dashur?!

Gjergj Luca: Nxirre pak foton aty. Babai më lindi, Edi Rama më rilindi!

Ylli Rakipi: Pse kaq e do vërtet?

Gjergj Luca: Nuk është puna se e dua. Ai tjetri (Berisha) mi mori ëndrrat.

Ylli Rakipi: Se këtë nuk e ka dashur Neta kaq sa e dashke ti…

Gjergj Luca: Mos ja fut tallava tani. Ky më lindi dhe ky tjetri më rilindi. Po më bën të jetoj jetën time dhe jeta është në punë. Në rast se nuk kam punë, unë jam i mbaruar. Unë e kam parë veten në varr, më lanë pensionist të luaja domino. Ky burri tjetër, Rama, më ka lënë në punën time, më kë dëgjuar për problemet e sektorit tim, nuk i jam fut asnjëherë nëpër kembë. Nuk di të mbledh edhe unë katër traktorë dhe ti marr fytyrën atij? I mbledh katër traktorë….

Ylli Rakipi: Ka njerëz, kryesisht politikanë të opozitës, që thonë se Gjegj Luca ka përfituar shumë nga miqësia me Ramën dhe ka ngritur pjesën më të madhe të perandorisë së tij, për shkak të favorizimit nga Edi Rama. Ç’përgjigje ke ti?

Gjergj Luca: E para njëherë, mua kur thua politikanë, mua më vjen për të vjellë. Fjala politikan, është fjala më e urryer dhe janë llumi më i madh i këtij vendi. Ti me të drejtë mund të pyesësh, po ky që të paska rilindur ty, nuk është politikan?
Ky nuk është politikan, është artist. Edi Rama është artist, idealist dhe Edi Rama do që të bëhet vendi i tij. Kjo është historia e shpirtit të Edi Ramës. Për politikan, Edi Rama nuk i kishte fituar tre mandate dhe ta bënte Shqipërinë të kuqe, i ka fituar si idealist, që do të bëhet ky vend. Edi Rama është njeriu më mendjehapur me popullin e vet dhe njeriu më mendje madh me të gjithë faktorët ndërkombëtar. Edi Rama, nëpërmjet mendjes së madhe të tij, i ka kthyer dinjitetin të gjithë kombit shqiptar, edhe atyre që thonë jemi shqiptar prej Kosove, edhe ata në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, gjithëkund, Edi Rama i ka kthyer dinjitetin me mendjen e tij të madhe dhe me ballafaqimin që bën me të gjithë liderët e Europës, duke qenë si i barabartë.

Ylli Rakipi: Po të ka hedhur pak trutë e… Sepse ti e dashuron këtë, nuk është se po thua vetëm fjalë të mira. Ore e dashuron po të them.

Gjergj Luca: E besoj. Besimi është më i madh se dashuria, sepse dashuria të lë në rrugë.

Ylli Rakipi: Ne qenkemi vendi me fatin më të madh në botë pastaj.

Gjergj Luca: Jemi vendi më me fat, sepse pas 120 vitesh doli një lider. Komedia është me ata që ka përreth në partinë e vetë, që e shohin kur do ti kapin postin këtij, duhet edhe 200 vjet për të lindur një njeri tjetër si ky.

Ylli Rakipi: Pse ka njeri aty që mendon se mund ti marrë postin këtij?

Gjergj Luca: Ata që mendojnë, se janë shumë, janë qesharakët më të mëdhenj që ekzistojnë. Ky, për ata që e rrethojnë, e ka të humbur, por e duan njerzit normalë, njerëzit që punojnë, i gjithë biznesi normal, jo biznesi i tenderave, se atë e ka kundër, vjedhin më pak sot.