TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi se buxheti që pritet të miratohet sot në një seancë maratonë në Kuvend, shkatërron sektorin më të rëndësishëm, siç është bujqësia.
Nga foltorja e Kuvendit Kryemadhi tha se buxheti i akorduar për këtë sektor është shumë pak, krahasuar me nevojat që kanë fermerët.
Teksa theksoi se një pjesë e fajit i takon politikës, Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë të unifikuar.
“Do ta nisja me e rritjen 6 herë të gazit në industri. Bizneset tona prodhuese me këtë rrrijte, edhe të energjisë, i bie të ulnin prodhimin dhe të ulnin aktivitetin. Hiqet rimbursimi i akcizës. Ne po bëjmë hapa pas për përkrahjen e biznesin. Kjo taksë do e bëjë produktin ‘Made in Albania’ më pak të konkurrueshëm.
Sot në vendet fqinje situata është ndryshe. Parashikohen investime për prodhuesit dhe 70 mln euro për bujqësinë.
Ne nuk i afrohemi as shifrave neto. Kjo është e vërteta e suportrit që kjo qeveri po i ofron fermerëve për të hapur ‘Open Balkan’…Dua t’ju bëj thirrje fermerëve, që vërtetë qeveria harron të merret me ta, me rëndësi është unifikimi i tyre.
Ne e kemi përgatitur me duart tona. Është e mirë që moralisht të pranojmë atë që është e vërteta, është se ne i kemi dëmtuar, por të punojmë për ta. Ky është një buxhet i cili i përket një kohe shumë të varfër, edhe të viteve më parë. Është buxhet që shkatërron sektorin më të rëndësishëm ku 52% e shqiptarëve jetojnë me sektorin e bujqësisë.”, tha ajo.