AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 12:22

Salianji u lirua nga gjykata e Fierit, avokati Braho: Kërkesa u pranua pas raporteve pozitive nga IEVP Fier dhe Shërbimi i Provës

Salianji u lirua nga gjykata e Fierit, avokati Braho: Kërkesa u pranua pas

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin Salianjit.

Avokati i ish-deputetit deklaroi se më në fund pati një element drejtësie për Salianjin, duke shtuar se dënimi i tij ishte politik. Sipas procedurave, ai tha se lirohet brenda ditës.

“ Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kësen e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht.

Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik. “, u shpreh Braho.