AKTUALITET, 20 Gusht 2023, 18:59

Manastirliu: Mbi 36 mijë pushues vendas e të huaj morën shërbim shëndetësor në 30 qendrat verore

Manastirliu: Mbi 36 mijë pushues vendas e të huaj morën

Mbi 36 mijë pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbime cilësore, nga personel i kualifikuar, në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të turizmit malor gjatë këtij sezoni, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu theksoi se 96 % e pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra, nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.

"36,592 pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbime cilësore, nga personel i kualifikuar, në 30 qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të turizmit malor gjatë këtij sezoni.

96 % e pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra, nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit,"-tha Manastirliu.

Në pjesën më të madhe të plazheve në vend janë 30 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor për të menaxhuar rastet urgjente.