TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak ditë më parë, deputetët e LSI dhe të Rithemelimit në Kuvend kërkuan mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për deklaratën e tij se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse në qershor nuk hapen negociatat e anëtarësimit.
Një nga firmëtarët e kërkesës për mocion urgjent, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se deklarata e Ramës është bërë me qëllim në Bruksel.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkoi që Kuvendi të vendoste nëse do të duhej bërë ky mocion, pasi Konferenca e Kryetarëve nuk e ka aprovuar.
“Në rend dite ishte dhe shqyrtimi i kërkesës për mocion me debat publik urgjent për deklaratën e kryeministrit. Në konferencën e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin se nuk plotësonte formatin e kërkuar nga neni 98. I kërkoj kuvendit të vendosë me votim të hapur”.
Petrit Vasili: Problem shumë delikat, kritik që ndodh në një moment kyç si është hapja e negociatave për anëtarësim në BE.
Në këtë moment nga kryeministri në Bruksel në mënyrë jo të papërgjegjshme por me strategji të qartë është bërë një deklarim shumë i rëndë. Kryeministri ka deklaruar po e citoj “besoj që kjo situatë nuk mund të vijojë më gjatë ne do të ndryshojmë menjëherë kurs në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur në tryezë për negociata”.
E qartë që kjo është qëndrim provokativ ndaj një situate të integrimit evropian që është rënduar jo për faj të evropianëve. Lidhur me strategjinë shumë të errët të Ballkanit të Hapur e 1 mijë elementë të tjerë që kanë shtyrë kryeministrin që të mos shohë nga Perëndimi, aksi i tij është nga Lindja e rruga e Perëndimit për të kalon nga Beogradi.
E çuditshme si mazhoranca nuk e do të këtë mocion. Medemek konferenca e kryetarëve nuk ra dakord se nuk ishte në rregull me procedura. Do të dëgjoni e më mbrapa që do të vijojnë të bëhen qesharak. Do të thonë që kjo fjala urgjent na prish pjesën formale të mocionit.
Fjala urgjent ishte shënuar për të kuptuar që ka urgjencë kjo punë, qershori është te pragu i derës. Kjo deklaratë e rëndë është bërë në mes të Brukselit me qëllim, për të krijuar alibinë për të vijuar atë ndryshim kursi që ka filluar.