AKTUALITET, 23 Maj 2022, 08:29

Nikos Dendias do të vizitojë sot Tiranën, do të takohet Ramën dhe Xhaçkën

Nikos Dendias do të vizitojë sot Tiranën, do të takohet

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën ditën e sotme.

Kjo vizitë do të jetë në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të vendoset tek integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.

Në Tiranë ai do të zhvillojë takim me kryeministrin Rama dhe ministren Olta Xhaçka, ku pritet të diskutohet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore.

Me interes pritet të shihet nëse do të preket edhe çështja e Detit, për të cilën dy vendet janë dakordësuar për ta zgjidhur në Gjykatën e Hagës, por deri në këto momente nuk janë bërë hapa konkret.