AKTUALITET, 22 Maj 2022, 22:59

Berisha kryetar i PD-së, shpërthejnë fishekzjarret në seli! Momenti kur mbërrin ish kryeministri (video)

Berisha kryetar i PD-së, shpërthejnë fishekzjarret në seli!
Sali Berisha

Sali Berisha ka rezultuar fitues në votimet e zhvilluara ditën e sotme për kreun e Partisë Demokratike. 

Berisha ka patur përballë si rival, Ibsen Elezin dhe ka fituar thellë. 

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit nga Albana Vokshi, në oborrin e selisë së PD kanë shpërthyer fishekzjarre dhe Berisha është pritur me ovacione nga militantët me sloganin tashmë të njohur: "O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do". 

Rezultati i votimit: 

40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave. 

2532 të votave kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose 5.8%.

Të pavlefshme janë 328 vota.