AKTUALITET, 23 Maj 2022, 10:23

Parku i Butrintit/ Shoqëria civile në protestë: Ja sa para do të përfitojë fondacioni

Parku i Butrintit/ Shoqëria civile në protestë: Ja sa para do

Ndërsa në Kuvend do të zhvillohet debati për miratimin e projektit për Parkun e Butrintit, jashtë Parlamentit u zhvillua një protestë nga shoqëria civile.

Arkeologu Apollon Baçe, i pranishëm në protestë, tha në një prononcim për mediat se ky projekt nuk është parë në asnjë vend të botës.

“Për mua Amerika nuk është Granoff. Për mua, këtu do të kemi një përfitim prej 60 mln dollarësh në vit që do i kalojnë fondacionit. Nuk është parë në asnjë vend në botë. Konventa e Parisit e ndaloi. Këtu është një Parlament mësuesish.

Karvani leh, qentë ecin para. Nuk ka të bëjë fare shteti shqiptar. Në krye të këtij fondacioni caktohet Hodges.

Në krye të fondacionit është një antishqiptar. Është një dëm, ai që kontrollon të sotmen, kontrollon të shkuarën. Aty do të bëjë një lëmsh, nuk është as specialist. Unë kam pasur disa herë përplasje me të. Në shtëpinë tonë do të jemi të huaj. 60 mln euro përfitime do i kalojnë fondacionit.

Është një studim i një gjeologu në të cilin ai thoshte se ka një zhytje të vazhduar të terrenit atje. Në planin tonë, hapeshin puse dhe vendoseshin motopompa dhe hiqej uji. Plani i këtyre është me qesharak që kam parë ndonjëherë. Kjo do të kthehet në një qendër diskosh.

Ato lekët, do të futen lekët e taksave për bare dhe restorante. Brenda në Butrint janë 50 mijë, maksimumi 100 mijë” – tha Apollon Baçe.