TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha është shpallur fitues në votimet e mbajtura ditën e sotme për kreun e Partisë Demokratike. Ai e ka fituar thellë garën përballë Ibsen Elezit.
Deputetja Albana Vokshi ka folur për mediat pas përfundimit të numërimit të votave.
Në të gjitha degët fitues është shpallur Sali Berisha, ku ka pasur rezultat të thellë në raport me kandidatin tjetër.
Rezultati në total:
Sali Berisha – 40.820 vota – 93.45%
Ibsen Elezi – 2.532 vota 8.5%
Kanë votuar 43.680 demokratë në total
Vota të pavlefshme 328
"Është një nga proceset më transparente dhe të besueshme të kryer ndonjëherë qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve. Kjo ka shpjeguar edhe pjesëmarrjen e lartë të demokratëve. Është një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve. Ata dëshmuan me votën e tyre që partia i përket atyre”, tha Vokshi.