AKTUALITET, 8 Shkurt 2023, 18:34

Kaso: Problemet teknike që KQZ-ja nuk i certifikoi komisionerët e PD-së!

Kaso: Problemet teknike që KQZ-ja nuk i certifikoi komisionerët e

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso ka sqaruar se kush janë problemet sipas tij teknike, që penguan sot KQZ të certifikonte komisionerët e KZAZ-ve për Partinë Demokratike. Në “Panorama TV”, Kaso argumentoi se lista paralele e cuar nga “fraksioni i vulës” ishte e paplotë, ndërsa vetëm ditën e djeshme cuan disa elementë shtesë.

Sipas tij, KQZ është brenda afateve dhe duhet të marrë një vendim për komisionerët e Partisë Demokratike, duke u përballur kështu edhe me një provë integriteti.

“Ishte paralajmëruar mbledhja me këtë rend dite, miratimi i KZAZ-ve, në të cilën do miratohej lista nga PS, PL dhe do të jetë në shqyrtim të mëvonshëm lista e paraqitur nga PD. Kjo formalisht sa i takon verifikimeve të natyrës teknike. Sepse ai që e kemi quajtur fraksioni i vulës, ka çuar një listë paralele me listën e dërguar nga PD zyrtare dhe vetëm ditën e djeshme, pasi listën e kishte çuar të paplotë, për të prodhuar lajme dhe për të mbajtur gjallë këtë dualitet, ditën e djeshme kishte çuar një shtese liste me disa elementë të cilët në nxitim e sipër nuk kishte mundur ta plotësonte. Këto janë probleme teknike që e penguan të shqyrtohet sot.

Ngelet çështja që KQZ duhet të marrë një vendim jo vetëm për miratimin e komisionarëve e PD zyrtare, por mbi të gjithë do jetë përballe një prove integriteti kur do të duhet të verifikojë përputhshmërinë me legjislacionin e dokumentacionit që PD do të paraqesë në momentin e regjistrimit. Kjo do të jetë prova e vërtetë. KQZ është ende brenda afateve ligjore për ta bërë një gjë të tillë. Sikurse edhe ata e kanë ambicie që cdo gjë në procesin zgjedhor të vejë mirë.

Afati për regjistrimin e komisionarëve të PD përfundon në datën 13 skort, prandaj KQZ ka pak kohë për të bërë këto verifikimeve. Në fillim të marsit përfundojnë afatet për regjistrimin e subjekteve”, tha ndër të tjera Kaso.

Sipas tij, “prova e vërteta e zjarrit e këtij institucioni do të jetë kur të tregojë që standardet që ligji përcakton dhe standardi që ky institucion aplikon në interes të ligjit dhe jo për hir të orekseve të një mazhorance”.