AKTUALITET, 8 Shkurt 2023, 15:01

EMRAT/ Bllokuan foltoren, përjashtohen për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e PD-së

EMRAT/ Bllokuan foltoren, përjashtohen për dhjetë ditë nga

Komisioni i Etikës vendosi këtë të mërkurë, 8 shkurt, përjashtimin me 10 ditë për 8 deputetë të PD-së.

Ata përjashtohen pasi në seancën e kaluar plenare, bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kështu, me kërkesë të mazhorancës, janë përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi deputetët:

Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.