AKTUALITET, 8 Shkurt 2023, 18:14

Protesta e 11 shkurtit/ Meta: Shqiptarët, të bashkuar kundër kryeministrit mafioz!

Protesta e 11 shkurtit/ Meta: Shqiptarët, të bashkuar kundër

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet më 11 shkurt përpara Kryeministrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se sot nuk ka mazhorancë, teksa shton se mazhoranca e vërtetë do të jetë në protestë më 11 shkurt.

Ish-Presidenti shkruan se shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër “këtij kryeministri mafioz që përdor paratë e qytetarëve për të shkatërruar pluralizmin dhe deokracinë”.

Postimi i Ilir Metës:

Nuk ka më mazhorancë. Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!