TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e "Lëvizja Bashkë" për regjistrimin në zgjedhjet vendore 2023. Vendimi u mor me shumicë votash. Në mbledhjen e zhvilluar sot, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.
Në një deklaratë për mediat, kreu i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori tha se ky vendim është i padrejtë dhe se do ta çojnë në Kolegjin Zgjedhor. Paralelisht, Qori tha se do të vijojnë me mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në këto zgjedhje si kandidat i pavarur.
“Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për Lëvizjen Bashkë dhe për mua si kandidat i pavarur. Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne”, tha Qori në deklaratën për media.
Sekretari i përgjithshëm i KQZ, tha në mbledhje se kërkesa e Lëvizjes bashkë për t’u regjistruar në zgjedhje u rrëzua për shkak se vendimi i Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e saj si subjekt nuk është i formës së prerë dhe nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike.
“KQZ më datë 9 ka marrë në shqyrtim kërkesën për regjistrimin. Në përfundim vendosi mosregjistrim si subjekt zgjedhor. Vendimi i Gjykatës së Tiranës nuk ka marrë formë të prerë dhe nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike. Më ketë arsye KQZ ka vendosu mos regjistrimin si subjekt zgjedhor”, tha ai.
"Partia "Lëvizja Bashkë" ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës më datë 9 janar firmat e mbi 3500 qytetarëve, më 9 shkurt gjykata kishte detyrim që të merrte vendimin për njohjen e Lëvizjes Bashkë. Një vendim të tillë gjykata e ka marrë më 2 mars, duke shkelur afatet e përcaktuara nga ligji i partive. Gjithsesi më 6 mars kemi dorëzuar në KQZ dokumentacionin që sipas interpretimit tonë i përmbush kriteret për ta regjistruar partinë në këto zgjedhje. Pretendimi i KQZ është se vërtetimi që ne kemi marrë nga gjykata nuk është i formës së prerë, ndonëse në asnjë prej neneve të kodit zgjedhor apo të ligjit të partive nuk kërkohet që vendimi të jetë i formës së prerë. Nëse i referohemi nenit 9 të ligjit të partive, thuhet se partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë. Nëse ligjvënësi do i kishte konsideruar dy shkallë të dallueshme miratimin dhe regjistrimin e një partie, atëherë do shprehej se partia do konsiderohej person juridik në datën e dytë të mëvonshme, atë të regjistrimit të saj. Meqë flitet për një datë atëherë miratimi dhe regjistrimi konsiderohen të barasvlershëm dhe në të njëjtën datë, kësisoj partia regjistrohet person juridik dhe regjistruar që nga data e miratimit, 2 mars. Neni 15, thotë vendimi i gjykatës për regjistrim ose mosregjistrimin mund të ankimohet në apel brenda 15 ditëve nga shpallja e vendimit të gjykatës. Ky nen tregon se gjykata e konsideron të regjistruar partinë, ajo mund ta çregjistrojë partinë pas një ankimimi, por deri në bërjen e ankimit dhe në bërjen enjë vendimi të ri partia konsiderohet i regjistruar. Interpretimi që KQZ i bën 64 pika 2 është i padrejtë. Duhej të ishte regjistruar nga Gjykata e Tiranës që në datën 9 shkurt. Vendimi i KQZ Na heq të drejtën kushtetuese për të marrë pjesë në zgjedhje dhe na ndëshkon për një faj që se kemi bërë ne", tha Arlind Qori.