AKTUALITET, 13 Mars 2023, 22:05

"E nxjerrin PD-në parti të dhjetë!"/ Nikoll Lesi: Grupi Alibeaj nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje, nuk kanë vota!

"E nxjerrin PD-në parti të dhjetë!"/ Nikoll Lesi: Grupi

Nikoll Lesi mendon se grupi Alibeaj po përdor makinacione për të evituar hyrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lesi tha se grupi Alibeaj nuk ka vota dhe mbështetje popullore, ndaj nëse futen në zgjedhje rrezikojnë ta rendisin logon e PD-së si parti të dhjetë! 

"Unë dyshoj që grupi Alibeaj, me këto lojëra dhe makinacione, që nuk shkon të marrë firmën e Lul Bashën, nuk duan të shkojnë në zgjedhje fare. Po gjejnë makinacionet e mundshme për të mos u regjistruar sepse ata e dinë rezultatin. Nuk dalin as parti e katërt, por e dhjetë… Nuk kanë fare vota.

Mund t'i regjistrojë KAS ose Kolegji Zgjedhor, ku ka ndikim mazhoranca, por dëshira e tyre është të mos futen në zgjedhje sepse e dinë rezultatin.

Këto lojëra fjalësh të Gazit dhe Alibeajt, me sa kuptoj nuk duan të hyjnë në zgjedhje", deklaroi Lesi. 

"E nxjerrin PD-në parti të dhjetë!"/ Nikoll Lesi: Grupi