AKTUALITET, 13 Mars 2023, 22:54

Abilekaj tregon bashkitë ku pritet "luftë" në zgjedhje

Abilekaj tregon bashkitë ku pritet "luftë" në zgjedhje

Analisti Enton Abilekaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se gara për zgjedhjet vendore të 14 majit do të jetë shumë e fortë në të gjitha zonat, por ai veçoi Shkodrën dhe Shqipërinë e Mesme, ku janë Tirana, Elbasani dhe Durrësi.

“Gara do të jetë shumë e fortë në të gjithë zonat. Pavarësisht se Shkodra ka votuar gjithmonë PD-në, duket se PS do ta marrë patjetër dhe po investon.

Në Shqipërinë e Mesme do të luftojnë fort për të gjitha bashkitë. Gara për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin do të jetë e fortë. E patë se si u hap fushata e Tiranës sot, me festë madhështore, që duket se e kanë marrë shumë seriozisht Tiranën?

Nëse kandidon Arlind Qori, nuk është aq e lehtë që votat e majta të mos shkojnë tek ai. Nëse kandidon Rudi Erebara, mund të marrë vota të djathta. Duhet të shohim shpalosjen e të gjithë kandidaturave”-tha Abilekaj.