TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lorenc Vangjeli thotë se zgjedhjet lokale do t'i fitojë mazhoranca dhe se dy PD-të, pra grupi Berisha dhe grupi Alibeaj, kanë frikë nga zgjedhjet.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Vangjeli tha se "dy PD-të po kërkojnë alibitë" për pas zgjedhjeve.
"Ka një paradoks të jashtëzakonshëm, në të gjithë botën zgjedhjet janë mjeti dhe instrumenti për të tejkaluar krizat e mundshme. Ndërsa Shqipëria hyn në krizë sa herë ka zgjedhje.
Të dyja PD-të i shohin zgjedhjet si temjani, pa qenë ato vetë djalli. Do të rikonfirmojë, jo për meritë të tij, triumfin e Edi Ramës. Kur të gjithë llogaritë do të duhet të ishin ndryshe, do të shohim një mazhorancë që do të rikonfirmohet.
Të dyja PD-të, më shumë se si do të shkojnë në zgjedhje, po tentojnë të ndërtojë murin e alibisë së nesërme", deklaroi Vangjeli.