TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat.
Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Belshit, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë. Sipas fermerëve karkaleci ka dëmtuar jonxhën, duhanin e misrin, ndërsa tashmë po dëmton edhe pemëtarinë.
Mesa duket sipërfaqe të tëra në Belsh ndodhen në kushtet e emergjencës. Dezinfektimi ka nisur nga njësia administrative Kajan.
Një situatë e tillë në zonën e Dumresë përsëritet prej tre vitesh. Dezinfektimet sporadike rezultojnë të pa suksesshme pasi karkaleci shfaqet sërish me ardhjen e stinës se verës.