TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv po diskutohet për ngritjen e Korporatës së Investimeve nga qeveria shqiptare 4 vite më parë, e cila do të hartonte projekte për zhvillim e pronës shtetërore. Gazetarja Ola Xama tha se në këto 4 vite, Korporata e Investimeve nuk ka asnjë projekt të finalizuar, megjithëse nga buxheti i shtetit i janë lëvruar në llogaritë bankare 43 milionë euro. Sipas Xamës një pjesë e këtij fondi është përdorur për të paguar anëtarët e bordit që kanë marrë mbi 20 mijë euro secili në vit.
“Korporata e Investimeve është miratuar me një ligj të veçantë në vitin 2020, por në 4 vite nuk ka asnjë bilanc përveç disa transfertave në shumën totale 43 milionë euro për paga shumë të mira të administratës dhe shpërblimet për anëtarët e bordit që s’kanë marrë ndonjë vendim konkret. Një individ ka marrë shpërblim mbi 20 mijë euro në vit.
Korporata nuk ka projekte konkrete të finalizuara. Janë vetëm dy projekte ende në faza paraprake. Vetëm një pjesë e 43 milionë eurove kanë shkuar për paga, ndërsa pjesa tjetër është në banka, por ato janë para dhe ne paguajmë interesa.- u shpreh gazetarja Ola Xama.