TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreth 28 mijë maturantë i’u nënshtruan sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku po testohen për Matematikën
Teza e provimit të Matematikës është publikuar në rrjete sociale rreth 30 minuta pas nisjes. Ndërkohë provimi vijon deri në në orën 12:30.
Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike para se maturantët të nisin provimin.
Në dy testimet e para, atë të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30-40 minuta pas nisjes së testimit. Por për Ministrinë e Arsimit kjo nuk cenon procesin e provimit.
Kujtojmë se në provimin e parë atë të gjuhës së huaj kishte më pak ekselentë dhe më shumë mbetës.
