TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se qeveria e propagandoi Korporatën e Investimeve ishte si një lule në buqetën e madhe të investimeve. Por në fakt shteti sillet si pronar toke dhe në vend që ta zhvillojë vetë ua jep privatëve, atyre që kanë marrë projektet e Rindërtimit dhe që tani do të marrin edhe pronën publike.
“Mënyra se si u prezantua atëherë Korporata e Investimeve ishte si një lule në buqetën e madhe të investimeve. Është bërë një mishmash dhe nuk është bërë pa dashje dhe qeveria krijon këto mekanizma për të thënë nesër se e ka bërë gjithçka sipas ligjit.
Duhet sqaruar publiku se thonë: Pse jeni kundër progresit, pse nuk doni që të ndërtohen ato godinat që janë duke u shembur? Jo, nuk jemi. Problemi është ky. Kryeministri ka marrë votat. Kushdo që ka marrë votat nuk i shpëton përgjegjësisë për shfrytëzimin e pronës publike. Shteti këtu sillet si pronar toke. Shteti mund t’i zhvillojë vetë. Pse s’i bën vetë? Kemi Entin e Banesave. Pse duhet ta marrë ai zotëria privat?
Ai do të marrë 50 mijë metra katrorë dhe do të fitojë 100 milionë euro. Këtu ndërhyrja me pronë publike deformon edhe garën. Në fund të gjithë historisë këta 5-6 veta që morën lekët me rindërtimin do të marrin edhe nga prona publike”-tha Soko.