AKTUALITET, 25 Tetor 2022, 16:58

Kapet me emigrantë të paligjshëm në makinë, prangoset 44-vjeçari në Fier! Policia jep detaje

Kapet me emigrantë të paligjshëm në makinë, prangoset

Një 44-vjeçar ka nrënë në prangat e policisë në Fier, pasi u kap teksa trafikonte 4 emigrantë të paligjshëm.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku tha se ai u kap në aksion rrugor Fier-Lushnjë, pas kontrolleve gjatë operacionit “Savër”.

Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Savër”, për evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 44-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Savër”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– L. J., 44 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore Fier, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë

#nëshërbimtëqytetarëve