AKTUALITET, 31 Janar 2026, 09:50

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, pranga 30-vjeçarit në Sarandë

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, pranga 30-vjeçarit në

Finalizohet operacioni policor i koduar “Meantime” në Sarandë, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se shiste doza kanabisi.

I riu u kap teksa qarkullonte me automjet në qytet, ndërkohë që në mjet iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi tjetër kanabisi, si dhe një peshore elektronike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti i të arrestuarit dhe peshorja elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.