AKTUALITET, 31 Janar 2026, 09:11

Vranësira dhe reshje të dobëta lokale në zonat malore, si parashikohet moti për sot

Vranësira dhe reshje të dobëta lokale në zonat malore, si

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditës së shtunë moti në vendin tonë pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm.

Një rënie e lehtë e temperaturave parashikohet në qarqet Dibër dhe Korçë, ku temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë në rreth 8 gradë Celsius.

Në pjesën tjetër të territorit, moti pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Parashikohen vranësira mesatare deri të dendura, me alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra, të izoluara dhe të dobëta, kryesisht në zonat malore të vendit, nga orët e mesditës deri në ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj do të arrijë deri në 12 m/s, duke shoqëruar valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.