AKTUALITET, 30 Janar 2026, 20:42

SPAK i mbyll ''derën ''Komisionit ''Xhafaj 2'': Cënim i pavarësisë. Bardhi: Asnjë intimidim nuk e shpëton Ramën nga përgjegjësia

SPAK i mbyll ''derën ''Komisionit ''Xhafaj

Një kërkesë e Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, për një vizitë me qëllim monitorimin në Prokurorinë e Posaçme, në zbatimit të masave kundër pastrimit të parave është refuzuar.

Sipas dokumentit zyrtar SPAK i ka thënë jo kësaj nisme, duke e cilësuar takimin monitorues shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.

Në përgjigje, SPAK thekson gjithashtu se mbetet i angazhuar për bashkëpunim me Komisionin në transmetimin e informacionit të nevojshëm dhe shpreh mosdakordësinë për vizitën e planifikuar më 6 shkurt 2026, duke e konsideruar atë “kapërcim të ligjit dhe cënim të pavarësisë së institucionit”.

Pasi SPAK i tha ‘jo’ Komisionit ‘Xhafaj 2’, ka reaguar edhe Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili shkruan se asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëton dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën.

Ai thekson se SPAK i ka refuzuar këto veprime, teksa i mbylli derën Komisionit Xhafaj 2, duke i konsideruar në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.