TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata ka lënë në qeli shoferin e Lindita Nikollës, Martin Nikolla dhe vëllain e tij, Alfred Nikolla, të cilët dhunuan anëtarët e familjes Kaçi në Hamallaj pas një konflikti pronësie mes tyre.
Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Martin Nikollën dhe të vëllain, të cilët u vendosën në pranga pas ngjarjes.
Konflikti ndodhi të dielën e 30 Korrikut, ku Martin Nikolla dhe vëllezërit e tij dhunuan anëtarët e familjes Kaçi me shkopa bejsbolli.
Madje shoferi i kryeparlamentares përdori edhe armën e zjarrit të shërbimit, duke qëlluar disa herë në ajër.
Të martën (1 Gusht) Gjykata ka pajisur me urdhër mbrojtje Pjetër Kaçin dhe familjarët e tij.