AKTUALITET, 11 Dhjetor 2023, 13:03

Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës

Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Partia Socialiste kërkon

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës për shkak të tensioneve dhe kaosit të krijuar në seancën plenare ku u miratua buxheti i vitit 2024.

Mësohet se PS ka kërkuar përjashtimin e Ervin Salianjit, Bledion Nallbatit, Asllan Dogjanit, Lefter Gështenjës, Isuf Çelajt, Luan Baçit dhe Xhelal Mziu.

Ditën e sotme do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë.