TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha do të festojë 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë më 11 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Në ftesën drejtuar demokratëve, kreu i partisë u kërkon që të kremtojnë së bashku themelimin e PD-së.
“Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me 11 Dhjetor, ora 16:30, në Pallatin e Kongreseve, kam nderin t’ju ftoj të kremtojmë së bashku themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qëndresën e anëtarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjve që janë shpresa për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Lulzim Basha”, shkruhet në ftesën drejtuar demokratëve.
