TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Henrik Hoxha, miku i Nuredin Dumanit ka kërkuar statusin e ‘bashkëpunëtorit të drejtësisë’.
Hoxha u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘ushtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri.
Henrik Hoxha i dyshuar për disa vrasje, ka pasur edhe me pare statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por iu hoq. Nëpërmjet avokatit ai kërkoi që ti rikthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Hoxha argumentoi se ka qenë bashkëpunëtori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit si rrjedhojë e mosdeklarimit të disa ngjarjeve ku ka qenë autor apo bashkëpunëtor sipas SPAK dhe GJKKO, ai tashmë” nuk përfiton nga ulja e dënimit.
Hoxhaj ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe atentate.
Referuar materialeve hetimore që lidhen me dëshminë e një prej serial-killerave më të mëdhenj në vend, Nuredin Dumani, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë për një mori vrasjesh dhe ngjarjesh mes Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, tregohet se ai ishte ndërmjetësi mes porositësve dhe vrasësve, duke siguruar mjetet, armët dhe në fund paratë për “punën e kryer”!