TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turistët serbë që kishin mbetur të bllokuar në “Majën e Grykave të Hapura” në Valbonë po transportohen tashmë nga policia e Kukësit.
Për fat të keq, një prej tyre humbi jetën pasi dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak. Nxjerrja e trupit të viktimës po bëhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur.
Ndërkohë po sipas policisë, dy turistë, një vajzë dhe një djalë janë akomoduar tashmë në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore. Nuk dihet se sa kanë qenë turistët që ishin duke lëvizur në këtë zonë pasi edhe komunikimi me telefon është i vështirë për shkak të mungesës së valëve.